Messi ia thyen Xavit rekordin historik të El Clasicos


Real Madridi dhe Barcelona tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Los Blancos do të jenë nikoqir të Blaugranasëve në El Clasicon e 180-të që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Lionel Messi ka hyr në histori të Barcelonës me më së shumti paraqitje në përballjen ndaj madrilenëve.
Ylli argjentinas ka kaluar Xavi Hernandezi që kishte zhvilluar 42 paraqitje gjatë karrierës së tij kundër Real Madridit.
32-vjeçari sonte do të zhvillojë paraqitjen e 43-të në fanellën e Barcelonës kundër rivalit të përbetuar.

Nga
Telegrafi
01/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































