LAJMI I FUNDIT:

Mësohet kundërshtari i parë i ekipit Bad News Eagles për turneun IEM Rio RMR në Malta

Mësohet kundërshtari i parë i ekipit Bad News Eagles për turneun IEM Rio RMR në Malta
(Foto: HLTV)

Tashmë është mësuar kundërshtari i parë i ekipit shqiptar Bad News Eagles, ata do të përballen me ekipin turk Eternal Fire, në ndeshjen e parë të grupit A të RMR të Evropës.

Në Malta ekipet do të garojnë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major, i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.


Ekipi shqiptar ndeshjen e parë do ta zhvillojë me datën 4 tetor ndaj ekipit Eternal Fire, dhe i duhet të fitoj gjithsej tri ndeshje për të siguruar pjesëmarrjen në turneun Major.

Kjo nuk është hera e parë që dy ekipet takohen mes vete në një turne kualifikues për Major, ata u përballen edhe në Challengers Stage të PGL Antwerp Major, ku doli fitues ekipi Bad News Eagles.

Bad News Eagles janë pjesë e grupit A së bashku me shumë skuadra të mëdha botërore, ku bënë pjesë edhe ekipi më i mirë në botë FaZe.

Ekipi shqiptar i CS:GO Bad News Eagles krijojnë organizatën e tyre
Lexo po ashtu Ekipi shqiptar i CS:GO Bad News Eagles krijojnë organizatën e tyre

Së fundmi ekipi Bad News Eagles, ka njoftuar se janë duke krijuar organizatën e tyre pasi nuk kanë arritur që të bëjnë marrëveshje me ndonjë organizatë ndërkombëtare. /Telegrafi/