LAJMI I FUNDIT:

Mësohen disa nga ekipet pjesëmarrëse në turneun MSI 2022, në League of Legends

Mësohen disa nga ekipet pjesëmarrëse në turneun MSI 2022, në League of Legends

Disa nga emrat e ekipeve pjesëmarrëse janë bërë të ditura për në turneun e League of Legends Mid Season Invitational 2022, i cili do të mbahet në qytetin Busan të Koresë së Jugut.

Ligat e mëdha profesionale të League of Legends janë të ndara sipas rajoneve, ku në fund ekipi më i mirë nga secili rajon shkon në turneun Mid Season Invitational i cili do të shpërndaj çmime në vlerë rreth 230 mijë euro.


Deri më tani janë mësuar pesë emra të ekipeve të cilat do të jenë pjesë e turneut i cili do të mbahet në Busan.

Nga liga e Evropës është kualifikuar ekipi G2 eSports, i cili mposhti ekipin RGE në finale të “play-off’.

Nga liga e Koresë është kualifikuar ekipi i cili po thyen rekorde të shumta, T1, të cilët mposhtën ekipin GenG në finale të “play-off” me rezultat 3:1, ndërsa nga liga e Turqisë është kualifikuar ekipi Istanbul Wildcats pas fitores së tyre ndaj ekipit GS.

Në ligën Japoneze është kualifikuar ekipi Detonation FocusMe pas një fitore ndaj ekipit SG me rezultat të ngushtë 3:2, ndërsa nga liga e Oqeanis është kualifikuar ekipi ORDER, pasi mposhtën ekipin CHF me rezultat 3:2.

Ndërsa për ligat e rajoneve të tjera si Amerika e Veriut, Paqësori, Brazili etj, pritet të mësohen emrat e fituesve shumë shpejt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori