LAJMI I FUNDIT:

Mesfushori shqiptar mund të përfundojë në Serie A

Mesfushori shqiptar mund të përfundojë në Serie A

Fiorentina dhe Milani janë klubet italiane që i kërkojnë shërbimet e Adnan Januzajt – bëjnë të ditur mediat.

Mesfushori i krahut ishte i huazuar te Borussia Dortmundi në edicionin e kaluar, ndërsa regjistroi vetëm 12 paraqitje për klubin gjerman.


21-vjeçari tash ka kërkuar të largohet nga Manchester Unitedi, ndërsa klubi ia ka ofruar mundësinë e huazimit.

Ja cilat klube e kërkojnë Adnan Januzajn
Lexo po ashtu Ja cilat klube e kërkojnë Adnan Januzajn

Ai e preferon transferimin e përhershëm, ndërsa Tuttomercatoweb raporton se Rossonerët dhe Viola duan ta transferojnë në kampionatin italian.

Njëherësh, Januzaj ka oferta edhe nga Liga Premier, sidomos nga Sunderlandi, ku është trajner njeriu që ia dha mundësinë te Djajtë e Kuq, David Moyes. /Telegrafi/