LAJMI I FUNDIT:

Menjëherë pas spektaklit “DWS”, Almeda Abazi braktis Shqipërinë pasi “Çënari” përfundon në spital

Menjëherë pas spektaklit “DWS”, Almeda Abazi braktis Shqipërinë pasi “Çënari” përfundon në spital

Bukuroshja Almeda Abazi është rikthyer këto ditë në Shqipëri për programin “Dancing with the stars”, kjo pasi ajo është prezantuesja e edicionit të këtij viti.

Por, menjëherë pas natës së parë, modeles dhe aktores së njohur i është dashur që menjëherë të niset për në Turqi.


Almeda Abazi, prezantuesja e sivjetmë e spektaklit “Dancing with the Stars”

Kjo pasi bashkëshorti i saj, aktori i njohur Tolgahan Saygir, ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik pak para nisjes të udhëtimit në Afrikë.

Shkak për fillimin e këtij reaksioni është bërë vaksina e cila është e detyrueshme të bëhet para nisjes.

Sipas mediave ture, pas marrjes së vaksinës, Tolgahan i njohur për publikun shqiptar si “Çënari” është dërguar menjëherë për shkak të etheve dhe temperaturës së lartë.

Ai ka qëndruar gjatë gjithë natës nën vëzhgimin e mjekëve, dhe për fat të mirë i ka shpëtuar këtij reaksioni të rëndë alergjik, i cili mund të ishte edhe fatal.

Si rrjedhojë, doktorët e kanë urdhëruar aktorin që të mos bëjë asnjë udhëtim.

Pranë tij gjendet bashkëshortja, Almeda Abazi, e cila përmes një fotografia të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se ka mbërritur shëndosh e mirë në Stamboll. /Telegrafi/