Menaxheri Art Shabanaj publikon fotografi krah yllit të famshëm Marlon, teksa bëjnë shqiponjën

Menaxheri i Leon Street Skills, Art Shabanaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me postimet e tij nga finalja e këtij sezoni e UEFA Champions League, e zhvilluar në Puskas Arena në Budapest.
Shabanaj ka publikuar disa fotografi dhe pamje nga atmosfera në stadium, duke ndarë me ndjekësit emocionet e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në Evropë.
Ajo që mori vëmendje të veçantë ishte një fotografi e realizuar krah krijuesit të njohur të përmbajtjes, Marlon Lundgren Garcia, i njohur publikisht si Marlon.

Në fotografinë e publikuar, të dy shihen duke bërë simbolin e shqiponjës, një gjest që u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Marlon është një personalitet suedez i famshwm, 'streamer' dhe model, i cili ka fituar famë përmes platformave sociale dhe për lidhjet e tij të ngushta me anëtarët e organizatës së njohur të gaming-ut 'FaZe Clan'.
Ai është gjithashtu pjesë e grupit të njohur të krijuesve të përmbajtjes, CORE Boys.
Postimi i Shabanajt ka ngjallur interes të madh, duke sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë vlerësuar këtë moment të veçantë nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


















































