LAJMI I FUNDIT:

Mediumi prestigjioz amerikan “Rolling Stone”: Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në videon “Polar Opposites”

Mediumi prestigjioz amerikan “Rolling Stone”: Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në videon “Polar Opposites”

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte të martën (28 nëntor), por Drake mendon se nuk është vonë për t’u bashkuar me festimet.

Një ditë pas, të mërkurën (29 nëntor), reperi kanadez publikoi videoklipin “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij më të fundit, “For All the Dogs”, ku shfaqet dukshëm me një grup burrash shqiptarë që rrinë në dhomat e lojërave të rezidencës së tij.

Në klip, Drake dhe miqtë e tij veshin xhaketa të kuqe, me simbolin kombëtar dhe etnik të Shqipërisë – shqiponjën – të shfaqur në shpinë, shkruan Rolling Stone.


Foto: Screenshot/YouTube

Mes lojërave të pokerit dhe goditjeve në tavolinën e bilardos, Drake qan për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë që mund të përdorte për të krijuar kontakt me të.

Drake edhe në njoftimin e tij në Instagram të lansimit të videoklipit në mbishkrimin e postimit bashkëngjiti emoji me flamurin kuq e zi.

Videoja “Polar Opposites” pason publikimin e “Scary Hours 3”, një version i zgjatur që shtoi gjashtë projekte të reja në listën e 23 këngëve të albumit “For All The Dogs”.

Theksojmë që Drake më parë, pas publikimit të edicionit standard të albumit, kishte njoftuar planet për të marrë pak kohë larg muzikës për t’u fokusuar në shëndetin e tij.

Drake befason sërish shqiptarët - pasi përmendi Prishtinën, tani shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e “Polar Opposites”
Lexo po ashtu Drake befason sërish shqiptarët - pasi përmendi Prishtinën, tani shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e “Polar Opposites”

“Më duhet të fokusohem në shëndetin tim, para së gjithash”, tha ylli teksa përpiqet të kontrollojë problemin e tij gastrointestinal.

“Kam vite që kam problemet më të çmendura me stomakun tim. Do të mbyll derën e studios për pak. Ndoshta një vit apo diçka kështu, ndoshta edhe pak më gjatë”, kishte deklaruar reperi mes tjerash. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori