LAJMI I FUNDIT:

Mediat kroate zbulojnë ekipin e ri të Qëndrim Zybës

Mediat kroate zbulojnë ekipin e ri të Qëndrim Zybës

Mesfushori i Ballkanit dhe Kosovës, Qëndrim Zyba ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit nga Superliga e Kroacisë, Osijek.

Sipas faqes kroate germanijak.hr, Osijeku e ka gjetur objektivin e parë të afatit kalimtar të dimrit dhe ai është Qëndrim Zyba, futbollisti 22-vjeçar nga Ballkani i Kosovës.


Zyba thuhet se tërhoqi vëmendjen në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Zagrebit kur bëri një pasim të shkëlqyer për golin e parë në fitoren ndaj kampionëve të Kroacisë.

Edhe atëherë u përfol se Zyba mund t’i bashkohej kampionatit kroat, pasi emri i tij u vlerësua shumë nga Zoran Zekic, i cili u kthye në Osijek nga Shqipëria dhe ishte i njohur me forcën e Ballkanit.

Sipas informacioneve të Germanijak, lojtari ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te Osijeku dhe mbetet vetëm të bihet dakord për dëmshpërblimin që duhet paguar klubit therandas.

Burimet e mediumit kroat thonë se shifra nuk duhet të jetë shumë e lartë, pra brenda kufijve të asaj që mund të paguajë Osijeku.

Publikohen vlerat e reja për Albi Mall Superligën – Ballkani klubi më vlefshëm, Dellova dhe Bejtullahu mbajnë primatin e lojtarëve
Lexo po ashtu Publikohen vlerat e reja për Albi Mall Superligën – Ballkani klubi më vlefshëm, Dellova dhe Bejtullahu mbajnë primatin e lojtarëve

Zyba ka ardhur te Ballkani nga Prishtina vitin e kaluar. Ai ka luajtur 25 ndeshje deri më tani këtë sezon dhe të gjitha ndeshjet 90-minutëshe në grupin e Ligës së Konferencës.

Çmimi i tij në Transfermarkt është gjysmë milioni euro dhe mund të përdoret në dy pozicione në mesfushë. Përveç kësaj, Zyba ka bërë edhe katër paraqitje për Kosovës, për të cilën debutoi dy muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori