LAJMI I FUNDIT:

McManaman mendon se finalja e Ligës së Kampionëve do të vendosë fituesin e Topit të Artë për vitin 2022

McManaman mendon se finalja e Ligës së Kampionëve do të vendosë fituesin e Topit të Artë për vitin 2022

Legjenda angleze, Steve McManaman beson se finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të vendosë se kush e fiton Topin e Artë të këtij viti.

Ish-klubet e McManaman, Liverpooli dhe Real Madridi, do të luajnë finalen e vitit 2022 në Stade de France të Parisit, sonte (e shtunë), në një përsëritje të finales së vitit 2018 në Kiev.


Ylli i Realit, Karim Benzema dhe dyshja e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë tre pretendentët kryesorë për Topin e Artë pas një morie paraqitjesh brilante në skenën e madhe këtë sezon.

Benzema në veçanti ka shkëlqyer me paraqitjet e tij kundër Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester City dhe pothuajse i vetëm ka tërhequr ‘zvarrë’ Los Blancos në një tjetër finale evropiane.

Dhe McManaman, i cili fitoi dy Liga të Kampionëve me Realin, mendon se rezultati i finales së sotme do të përcaktojë se kush do të marrë çmimin që ndahet nga France Football.

“Unë mendoj se nëse ata fitojnë Ligën e Kampionëve, ai (Benzema) e meriton atë”, ka thënë fillimisht McManaman për SPORTbible.

“Mendoj se nëse Liverpooli e fiton atë, Salah ose Mane duhet ta marrin atë”.

“Ata ia dhanë Leo Messit vitin e kaluar, apo jo për fitimin e Kupës së Amerikës. Ai në fakt nuk ishte i mrekullueshëm në Kupën e Amerikës, sepse e pashë turneun”.

“Mendoj se nëse Mo dhe Sadio bëjnë diçka të veçantë, njëri prej tyre mund ta fitojë atë, por nëse Real Madridi fiton, Karim Benzema e meriton patjetër. 44 gola në 45 ndeshje në këtë moment. Kjo është thjesht e jashtëzakonshme”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori