Llapi e ka fituar Kupën e Kosovës në finalen e zhvilluar përballë Dukagjinit, mirëpo vetëm pas penalltive, pasi as vazhdimet nuk e përcaktuan fituesin.

Skuadra nga Podujeva e filloi mjaft furishëm takimin, duke krijuar dy shanse shënimi, mirëpo Muhaxhiri ishte në vend.

Dukagjini më pas në minutën e tetë krijoi një mundësi shënimi me anë të Merlakut, por Çoriç e ndali goditjen e tij të plogësht.

Foto: KF Llapi/Facebook

Më pas u krijua një tollovi para portës së llapit, por shpëtoi edhe në atë rast skuadra e Tahir Batatinës.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat tentuan të kalonin në epërsi, por edhe aty nuk ia dolën të shënonin.

Arbnor Ramadani në minutën e 67-të bëri një gjuajtje nga distanca, por topi kaloi vetëm pranë portës.

Foto: KF Llapi/Facebook

Deri në fund të kohës së rregullt, dy skuadrat kishin shanse të mira shënimi, duke ia dalë të shënonin secila nga një.

Në kohën shtesë, skuadra nga Klina e shfrytëzoi një gabim në minutën e 113-të, e Merlaku nuk i fali llapjanët, duke shënuar golin e epërsisë.

Foto: KF Llapi/Facebook

Mirëpo, Llapi nuk u dorëzuar deri në sekondat e fundit, pasi i barazoi shifrat në 1-1 nga goli i shënuar prej Preniqit në minutën e 120-të.

Ndeshja më pas shkoi në gjuajtjen e penalltive, aty ku Llapi u tregua më i saktë duke shënuar katër sosh, me Dukagjini që realizoi vetëm tre herë, e me këtë jo vetëm që fituan trofeun, por edhe siguruan një vend në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/