LAJMI I FUNDIT:

Mbappe tregon nëse do të ndryshojë vendimi për largim nga PSG pas fitores ndaj Barcelonës

Mbappe tregon nëse do të ndryshojë vendimi për largim nga PSG pas fitores ndaj Barcelonës

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka hedhur poshtë idenë se suksesi në Evropë me klubin mund të ndryshojë mendjen e tij për largimin e tij të ardhshëm.

Në mesin e shkurtit, PSG-ja komunikoi me mediat se ai do të largohej dhe ndërsa nuk e ka bërë të ditur destinacionin e ardhshëm, të gjithë presin që sezonin e ardhshëm të mbajë fanellën e Real Madridit.


“Jo, jo, jo”, u përgjigj ai kur u pyet nëse ka ndryshuar mendjen për vendimin e tij, i cili do të jetë muzikë për veshët e tifozëve të Los Blancos.

Së pari dhe më kryesorja në mendjen e Mbappes do të jetë përpjekja për të fituar Ligën e Kampionëve si një mënyrë për t’u larguar në mënyrën më dramatike, pasi PSG përpiqet të bëhet vetëm klubi i dytë francez që fiton një Kupë Evropiane pas Olympique Marseille.

“Unë kam ëndërr për të fituar Ligën e Kampionëve me Parisin. Sigurisht. Është një hap më shumë tani kundër një ekipi të madh dhe ne do të përpiqemi të arrijmë në Ëembley”

“Të luash për skuadrën nga kryeqyteti i vendit tim është shumë e veçantë, i kam ëndërruar këto kualifikuese kur erdha në PSG. Është një ditë e mrekullueshme për klubin. Jam krenar që jam parisian”, ka thënë Mbappe.

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në”, Mbappe flet pas triumfit ndaj Barcelonës
Lexo po ashtu “Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në”, Mbappe flet pas triumfit ndaj Barcelonës

Mbappe nuk besohet të ketë nënshkruar asgjë me Real Madridin, por një marrëveshje verbale për t’u bashkuar me ta është në fuqi.

Raportet e fundit thonë se Mbappe dhe Real Madrid janë ende duke finalizuar detajet e kontratës së tij në lidhje me të drejtat e imazhit të francezit dhe nëse ai do të luajë në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori