LAJMI I FUNDIT:

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në”, Mbappe flet pas triumfit ndaj Barcelonës

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në”, Mbappe flet pas triumfit ndaj Barcelonës

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka folur në zonën mikse pas fitores ndaj Barcelonës, duke bërë të qartë se tani mendja e tij është te PSG dhe të arrijë qëllimin e tij të madh, atë të fitimit të Ligës së Kampionëve.

PSG mori një fitore të madhe 4-1 në udhëtim te Barcelona në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.


Kjo fitore lumturoi kampin parisien, e në veçanti yllin e skuadrës, Mbappe, i cili ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve, përpara se të paketojë valixhet në fund të muajit qershor.

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

“Jam krenar që jam këtu që nga dita e parë. Krenaria që kam luajtur për këtë klub, për të përfaqësuar klubin nga kryeqyteti i vendit tim, është diçka e veçantë për mua, që jam rritur këtu, të përjetosh një natë të tillë si parisian, kemi bërë një hap tjetër, por duhet të qëndrojmë të qetë”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG. Ne mundëm një ekip të madh dhe do të përpiqemi të arrijmë në Wembley”.

“Kemi luajtur një lojë të mrekullueshme si ekip, si kolektiv. Ne punuam gjatë gjashtë ditëve nga ndeshja e parë me idenë se do ta bënim atë, se do të fitonim këtu. Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë në klub”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori