LAJMI I FUNDIT:

As Mbappe dhe as Kane, Real Madridi do të bëjë vetëm edhe një nënshkrim këtë verë

As Mbappe dhe as Kane, Real Madridi do të bëjë vetëm edhe një nënshkrim këtë verë

Real Madridi është lidhur me sulmuesit më të mirë në botë pas largimit të një prej më të mirëve, Karim Benzema, por planet e tyre mund të jenë shumë më modeste.

Los Blancos kanë sjellë tashmë Jude Bellingham dhe Fran Garcia këtë verë, si dhe i kanë dhënë një kontratë të re Brahim Diazit, i cili u kthye nga huazimi te Milani.


Megjithatë sipas mediumit Cadena Cope, Real Madrid do të bëjë vetëm një marrëveshje më shumë këtë afat kalimtar të verës.

Asnjë nga lëvizjet e përfolura për Harry Kane dhe Kylian Mbappe nuk ka gjasa të realizohen. Në vend të kësaj, Joselu Mato do të jetë pjesa e fundit e ‘biznesit’ të Real Madridit.

Real Madridi po e zëvendëson Benzema me një sulmues që ishte më parë pjesë e Los Blancos
Lexo po ashtu Real Madridi po e zëvendëson Benzema me një sulmues që ishte më parë pjesë e Los Blancos

Sulmuesi i Espanyolit ishte golashënuesi i tretë në Spanjë sezonin e kaluar, duke përfunduar vetëm dy gola pas Karim Benzema me 16 sosh në La Liga. Kjo ishte pavarësisht se luajti për një ekip të rënë nga kategoria.

Një sulmues i rritur në La Fabrica, Joselu mori pjesë gjithashtu si tifoz në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2022, ku Real Madrid mundi Liverpoolin 1-0.

Megjithatë, Joselu u mendua nga shumë njerëz si opsioni me rotacion për të plotësuar Benzeman, në vend të një opsioni numër një. Mund të ndodhë që Real Madridi ta shohë Rodrygo Goes më shumë si opsion në mes të sezonit të ardhshëm.

Por, nëse është kështu, pa dyshim do të ketë një element zhgënjimi nga baza e tifozëve të Real Madridit.

Joselu është një sulmues i shkëlqyer, por një veteran 33-vjeçar nga Espanyol, sado i mirë, nuk përputhet me lëvizjet zakonisht magjepsëse që Real Madridi ka bërë në repartin e sulmuesve gjatë historisë së tyre.

Do të ishte gjithashtu një befasi, nëse Real Madridi do të hynte në sezonin e ardhshëm me vetëm pesë opsione sulmuese; Joselu, Alvaro Rodriguez, Rodrygo, Vinicius Junior, Brahim Diaz, edhe pse në të djathtë mund të luajë edhe Federico Valverde. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori