Nën drejtimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pjesëtarë të kabineti qeveritar zhvilluan sot një takim koordinues, në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, aty u diskutua për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që do ta kishte për vendin tonë përzgjedhja e mundshme si vend mikpritës i Lojërave Mesdhetare, që njëherit do të përbënte një moment historik për ne duke u bërë për herë të parë nikoqir të një ngjarjeje ndërkombëtare të kësaj përmase.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri për të demonstruar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha”, tha Kurti.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku theksoi se ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit, dhe duhet të konsiderohet si platformë e cila përfshin planet zhvillimore të të gjitha sektorëve tjera relevante me organizimin e lojërave.
Ndërkaq, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ndau me të pranishmit informacionet me të reja në lidhje me procesin e aplikimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare, teksa u thekua nevoja dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale në përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit zyrtar dhe të integruar.
Sipas një komunikate të Qeverisë, lojërat 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.
Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill, gjatë një konference të përbashkët të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit