LAJMI I FUNDIT:

Mayoral mesazh për Mourinhon: Meritoja më shumë minuta te Roma

Mayoral mesazh për Mourinhon: Meritoja më shumë minuta te Roma
(Foto: Twitter/Madrid Zone)

Borja Mayoral i ka dërguar një mesazh trajnerit të Romës, Jose Mourinho, pas transferimit te Getafe.

24-vjeçari i ka kaluar 18 muaj nga huazimi i tij dyvjeçar prej Real Madridit me opsionin për ta blerë për 20 milionë euro.


Megjithatë, ai ra shumë shpejt në listën e zgjedhjeve prej se Mourinho mori drejtimin e skuadrës në Stadio Olimpico, duke regjistruar vetëm 13 paraqitje kryesisht nga banka rezervë. Nga 332 minutat e zhvilluara, ai i shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

(Foto: Football Italia)

“Vij me shumë entuziazëm pas disa muajve moslojë, por jam i nevrikosur, sepse mendoj se kam merituar më shumë minuta për të luajtur”.

“Kam shumë energji të akumuluar pas sezonit që kam pasur te Roma dhe mendoj se mund të dëshmoj se çfarë sulmuesi jam në të vërtetë”, ka thënë Mayoral në konferencën për shtyp.

Roma e ka bërë të qartë se nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes, ashtu që pas përfundimit të huazimit te Getafe, ai do të kthehet te Real Madridi. /Telegrafi/