Max Verstappen është e ardhmja e Formula 1, por gjithashtu është koha që të transferohet në një skuderi që do t’i siguronte një bolid për titullin e kampionit.

Ai mund të jetë vetëm 21 vjeç, por holandezi vazhdon të dëshmojë aftësitë në Red Bull teksa ka spekulime se mund të largohet nga ekipi austriak.

Kjo u theksua me një fitore të jashtëzakonshme në fundjavën e kaluar në Grand Prix të Austrisë, ku Verstappen triumfoi një xhiro para përfundimit të garës duke e parakaluar Charles Leclercin.

Para garës, u shfaqën lajme se ka një klauzolë në kontratën e Verstappen që mund t’i lejojë shoferit të Red Bullit të ndryshoj skuadër para vitit 2020..

Kjo në fakt u konfirmua nga menaxheri i tij Raymond Vermeulen, “Ne konfirmojmë se ka një klauzolë të performancës në kontratë. Por ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë tjetër në lidhje me përmbajtjen e tij”.

Mercedes edhe këtë vit është duke dominuar në garën për konstruktorë, por edhe sa i përket garuesve, ku dukshëm në vend të parë është Lewis Hamilton.

Ndryshe, Verstappen ka gjashtë fitore dhe 25 podiume në karrierën deri më tani në garat me vetura të shpejta. /Telegrafi/