LAJMI I FUNDIT:

Mavraj konfirmon marrëveshjen me Hamburgun

Mavraj konfirmon marrëveshjen me Hamburgun

Dëmtimi i rëndë në gju dhe një ndërhyrje kirurgjikale janë të vështira për t’u rikuperuar për një futbollist 30-vjeçar.

Megjithatë, Mërgim Mavraj i befasoi të gjithë kur u rikthye në fushën e lojës pesë muaj pasi ishte operuar në gju.


Tani, në mbyllje të vitit 2016, ai mund të konsiderohet mbrojtësi më i ri i Hamburgut, edhe pse nuk ka nënshkruar ende një kontratë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Mavraj tregon arsyen pse zgjodhi të refuzonte disa oferta të tjera dhe të bashkohej me skuadrën tjetër të Bundesligës.

Sa i përket ekipit të ri, ai pranon përpjekjen e nisur dhe konfirmon se firma do të vijë brenda ditëve të ardhshme. Mbrojtësi i Kombëtares ka një ndjesë për tifozët shqiptarë si dhe tregon stimulin e ri që e bën të qëndrojë gjithmonë në formë dhe në kërkim të maksimumit të mundshëm.

“Mënyra se si shkuan bisedimet dhe mënyra se si luftoi e tentoi Hamburgu që unë të bëhesha lojtar i tyre. Gjithashtu, edhe për rolin që do të marr në këtë skuadër, ishin arsyet që më bënë të vendos për të luajtur me ta në të ardhmen”, tregon ndër të tjera Mavraj.