Mateo tregon momentin e vetëm kur mendoi të largohej nga Big Brother

Mateo Borri ka dhënë një intervistë për Big Brother Radio me ish-konkurrenten, Heidi Baci.
Ai ka folur për rrugëtimin e tij përgjatë kësaj kohe marrë parasysh se tani është përzgjedhur si finalisti i dytë.
Gjithashtu ka komentuar edhe raportin me Brikena Selmanin dhe dasmën që zhvilluan brenda.

Krahas kësaj, ka treguar edhe për momentin e vetëm kur donte që të dilte jashtë shtëpisë.
"I vetmi moment që unë kam thënë të dal jashtë ka qenë dita e parë, në natën e parë, në natën e parë se nuk e prisja të hyja te akuariumi", u shpreh ai.
Tutje theksoi: "Vetëm fakti ambient i mbyllur".
Të shtunën mbahet finalja e madhe e këtij edicioni dhe mbetet për t'u parë se kush do të jetë fituesi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































