Finalisti, Mateo, ka përjetuar një nga momentet më të forta të mbrëmjes finale, teksa ka dalë për disa çaste nga shtëpia dhe është futur në studio, ku e ka pritur një surprizë e papritur dhe tepër emocionale.

Aty, ai është takuar për herë të parë gjatë spektaklit me babain e tij, i cili nuk kishte dijeni për pjesëmarrjen e të birit në Big Brother VIP Albania.


Gjatë këtij takimi prekës, babai i Mateos i është drejtuar me fjalë të ndjera dhe krenarie për rrugëtimin e tij.

BBVA/YouTube

“Ishe dardani i asaj shtëpie. Ke një shpirt luftarak brenda vetes. Je shumë i duruar me ato ofendimet që të kanë bërë. Ofendimet e Mirit, Rogertit për motrën. Por rri trim siç të ka thënë babai. Duhet të bësh një falënderim për të gjithë popullin që të ka mbështetur. Erdhe këtu, ke gjetur dashurinë tënde. Jemi krenarë. Një falënderim për të dy opinionistët dhe Ledionin. I them Arbrit që dasmën e madhe të Mateos do e bëjmë te porta e madhe e kalasë”, tha ai.

Pas këtij momenti emocional, Mateo ka përjetuar edhe një tjetër surprizë, duke takuar Brikenën në studio, duke e bërë natën e tij finale edhe më të veçantë dhe plot emocione. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com