LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg mbahet përgjegjës për skandalin e Cambridge Analytica, sipas prokurorisë amerikane

Mark Zuckerberg mbahet përgjegjës për skandalin e Cambridge Analytica, sipas prokurorisë amerikane

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg tani është i regjistruar si i pandehur në një ankesë mbi skandalin Cambridge Analytica që Prokurori i Përgjithshëm i Distriktit të Kolumbisë, Karl Racine ngriti për herë të parë kundër Facebookut në vitin 2018, njoftoi të mërkurën zyra e rregullatorit.

Kjo shënon herën e parë që një rregullator amerikan e cilëson si të pandehur Zuckerbergun, sipas zyrës së Racine. Nëse Zuckerberg dhe Facebook gjenden në kundërshtim me ligjin, ata mund të detyrohen të paguajnë dënime civile, tarifat e avokatëve dhe kthimin ose dëmet ndaj viktimave.


“Këto akuza janë po aq të pavlefshme sot sa ishin më shumë se tre vjet më parë, kur Distrikti paraqiti ankesën e tij”, tha zëdhënësi i Facebookut, Andy Stone në një deklaratë. “Ne do të vazhdojmë të mbrohemi fuqishëm dhe të përqendrohemi në faktet”.

Skandali i Cambridge Analytica u bë i ditur më 28 mars të vitit 2018 kur The New York Times dhe The Guardian publikuan artikuj që zbulonin se firma e të dhënave Cambridge Analytica grumbulloi informacione nga 50 milionë llogari të Facebook. Kjo e fundit më vonë njoftoi se të dhënat për 87 milionë njerëz u ndanë në mënyrë jo të duhur me kompaninë, raporton cnbc.

Firma e të dhënave ishte në gjendje të merrte informacione rreth përdoruesve të Facebookut dhe të krijonte platformën. Në atë kohë, Facebook lejoi qasjen e palës së tretë në shumë veçori. Skandali ngriti shqetësime se si Cambridge Analytica mund të ketë përdorur informacionin e mbledhur për të synuar përdoruesit amerikanë përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Cambridge Analytica ishte e lidhur me figurat kryesore në orbitën e ish-presidentit, Donald Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016. Ajo u financua nga familja konservatore Mercer, e cila ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Trumpit në atë kohë. Shefi i fushatës së Trumpit dhe këshilltari eventual i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon ndihmoi Cambridge Analytica të dilte nga toka. Firma kishte përdorur të dhënat e mbledhura pjesërisht dhe u shfaqte në formë të reklamës, ofertën elektorale të Trumpit.

Në ankesën e ndryshuar, Racine akuzon se vendimi i Facebookut në vitin 2010 për të hapur platformën e tij për palët e treta, të cilat ai pretendon se ishte ideja e Zuckerbergut, ndihmoi në hapjen e një koleksioni të të dhënave të përdoruesve në të cilat zhvilluesit mund të kenë qasje përmes një “dere anësore”.

“Zuckerberg ishte personalisht i vetëdijshëm për rreziqet që përbënin ndarja e të dhënave të konsumatorit me aplikacionet, por i shpërfilli në mënyrë aktive ato rreziqe sepse ndarja e të dhënave ishte ndryshe e dobishme dhe fitimprurëse për modelin e biznesit të Facebook dhe rritjen e Platformës”, pretendohet në ankesë.

Megjithëse shumë nga pretendimet e reja të shtuara në padi janë redaktuar për shkak të një urdhri mbrojtës, pjesët në dispozicion të publikut pretendojnë se Zuckerberg ishte përfshirë thellësisht në operacionet e Facebookut deri në pikën e mikromenaxhimit të punonjësve të nivelit të ulët rreth asaj se si duhet të funksionojë platforma. Ai ende zotëron mbi gjysmën e aksioneve me të drejtë vote në kompani, duke i dhënë atij kontroll të madh mbi biznesin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Kalo në kategori