LAJMI I FUNDIT:

Margot Robbie thotë se u trondit kur fotot e saj nga filmi ‘Barbie’ u bën virale: Ishte momenti më poshtërues i jetës sime

Margot Robbie thotë se u trondit kur fotot e saj nga filmi ‘Barbie’ u bën virale: Ishte momenti më poshtërues i jetës sime

Aktorja e famshme, Margot Robbie ka zbuluar se ajo ishte tronditur pasi fotot e saj duke filmuar filmin e ri për ‘Barbie’ me një uniformë shumëngjyrëshe dhe patina të verdha neoni u bënë virale.

32-vjeçarja, po luan rolin kryesor duke sjell në jetë kukullën e famshme në realizimin e ardhshëm filmik të Greta Gerwig, shkruan DailyMail.


Duke u paraqitur në emisionin Tonight me Jimmy Fallon , ish-ylli i “Neighbours” tha se publikimi i fotove të xhirimeve të saj në Venice Beach në Los Angeles me Ryan Gosling ishte ‘momenti më poshtërues i jetës së saj’.

“Nuk mund t’ju them se sa të mërzitur ishim. Dukemi sikur po qeshim dhe po argëtohemi, por po vdisnim nga brenda. Ky është momenti më poshtërues i jetës sime”, tha ajo.

“E dija se kishim disa pjesë të jashtme për të xhiruar në Los Angeles. E dija që ndoshta do të ketë një turmë të vogël njerëzish që do të vihen re sepse ne dallojmë pak në ato veshje”, shtoi aktorja australiane.

“Kështu që e dija se do të kishte pak vëmendje dhe me siguri do të dilnin disa foto, por jo si ndodhi. Ishte çmenduri, ishte sikur qindra njerëz të shikonin”, tha tutje aktorja.

Margot u shfaq në emision për të promovuar filmin e saj të fundit “Amsterdam” dhe gjithashtu i uroi Jimmyt për ditëlindjen e 48-të duke i sjellë atij pak bukë australiane.

Për paraqitjen e saj në shfaqje, Margot veshi një fustan Alessandra Rich me pika me një dekolte të hapur, me një grim natyral dhe flokët i la të valëzuara dhe të lira mbi super.

Ndërkohë, filmi i ardhshëm ‘Barbie’ pritet të ketë premierën më 21 korrik të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori