LAJMI I FUNDIT:

Marca: Icardi te Real Madridi për 40 milionë euro

Marca: Icardi te Real Madridi për 40 milionë euro
Mauro Emanuel Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Real Madridi beson se ata mund të përfitojnë nga situata e Mauro Icardit me Interin duke e nënshkruar atë për një shifër të ulët prej 40 milionë euro.

Icardi dhe Interi kanë tensionuar marrëdhëniet tash e disa javë dhe sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Giuseppe Meazza në verë.


Situata e tij po shikohet me kujdes nga një numër i madh klubesh evropiane, të cilët duan ta shfrytëzojnë këtë për ta transferuar yllin e madh të sulmit.

Mauro Icardi thyen heshtjen: Në Inter, me Interin
Lexo po ashtu Mauro Icardi thyen heshtjen: Në Inter, me Interin

Sipas gazetës spanjolle Marca, klauzola e lirimit prej 110 milionë eurosh – e vlefshme vetëm në dy javët e para të korrikut – nuk është më çmimi më i ulët i mundshëm për Icardin.

Icardi po kalon një situatë të vështirë te Interi (Getty Images)

Situata gjithnjë e më e tensionuar, pohon gazeta spanjolle, mund të nxisë Interin që të pranojë një shitje të lojtarit për vetëm 40-50 milionë euro.

Kjo do të lidhej gjithashtu me raportet italiane që drejtuesit e Interit rrëfenin se asnjë ofertë e madhe kurrë nuk ishte ardhur për argjentinasin.

Marca: Reali ka hequr dorë nga Icardi për shkak të Wandas
Lexo po ashtu Marca: Reali ka hequr dorë nga Icardi për shkak të Wandas

Ai nuk ka luajtur për disa javë, qysh kur iu hoq shiriti i kapitenit për arsye që mbeten të paqarta dhe po vuan zyrtarisht nga një lëndim në gju.

Para disa javës, agjentja dhe gruaja e lojtarit, Wanda Nara, gjithashtu ka thënë për Marca se “nuk është e vërtetë që Mauro nuk ka shkuar në Real Madrid për shkak timin. Kemi një respekt të madh për Realin”. /Telegrafi/