LAJMI I FUNDIT:

“Maqina”, një shou televiziv i munguar në hapësirat tona mediale

“Maqina”, një shou televiziv i munguar në hapësirat tona mediale

“Maqina” është emisioni i ri që do t’i pushtojë ekranet televizive në këtë fillimvit.

Duke qenë një projekt kreativ, i destinuar për shijet e holla të publikut, ajo vjen në produksion të FrameIn dhe do të shfaqet si pjesë e programit artistik të televizionit Alsat M.


“Maqina” ka karakter zbavitës dhe mëton promovimin e vlerave bashkëkohore artistike, përkatësisht të muzikës moderne, sjellë përmes një duzine artistësh të stileve e karaktereve të ndryshme që do të jenë pjesë e kësaj “maqinerie” artistike, e cila jo vetëm ka për qëllim glorifikimin e vlerave muzikore, kapaciteve krijuese dhe individualiteteve artistike, por edhe të krijimit e profilizimit të një pjese të tyre.

Ky gërshetim midis emrave që tanimë kanë zënë vend në sistemin e vlerave tona kulturore-muzikore dhe të atyre që sapo kanë dalë në rrugën e artit e bën “Maqinën” të vlefshme si për një auditor të gjerë, ashtu edhe për atë me shije specifike.

Ajo që e karakterizon këtë nismë është energjia dhe dëshira për risinë, elementi kryesor që e vë në lëvizje “Maqinën”, e cila i shenjon artistët e gjithë hapësirës muzikore shqiptare, ata që janë të gjithpranishëm dhe ata që presin për t’u zbuluar.

“Maqina” është një produkt tejet profesional në ralizim si në pikëpamje audiale, ashtu edhe në atë viziuele. Koncepti i saj që ka trajtën e një shoi televiziv, me performime artistësh dhe biseda të këndshme për jetën dhe punën e tyre, e nxjerr këtë projekt nga radha e emisioneve të thjeshta, e tipizon atë dhe e sjell më afër publikut.

Episodi parë i “Maqinës” do të shfaqet të dielën, më 14 janar 2017, në orën 16:30, në televizionin Alsat M.

Kritikët “preliminarë” thonë që do të jetë pika roze e televizionit në sezonin e ri të emisioneve. E mirëpresim!

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori