LAJMI I FUNDIT:

Mane qesh me akuzat për simulim: Nuk i kushtoj vëmendje asaj që thotë Guardiola

Mane qesh me akuzat për simulim: Nuk i kushtoj vëmendje asaj që thotë Guardiola

Sadio Mane ka folur tashmë për akuzat e bëra nga Pep Guardiola për ‘simulim’ dhe këmbëngul se nuk do ta ndryshojë lojën e tij për shkak të komenteve të menaxherit të Manchester Cityt.

Guardiola shkaktoi diçka tronditëse fundjavën e kaluar, kur iu referua “talentit të veçantë” të Manes në një intervistë pas fitores ndaj Southamptonit.

“Ndonjëherë ai është duke simuluar, ndonjëherë ai ka këtë talent të shënojë gola të pabesueshëm në minutën e fundit”, kishte thënë Guardiola për BBC Sport.

Vetë Mane u pyet për këto akuza pas lojës ndaj Genk dhe u përgjigj në stilin tipik – me një buzëqeshje.

Guardiola: Mane është simulues
Lexo po ashtu Guardiola: Mane është simulues

“Mendoj se është pak më i zgjuar nga ajo për të marrë vëmendjen e gjyqtarit, por unë thjesht do të luaj futbollin tim siç jam duke bërë gjithmonë. Nuk i kushtoj vëmendje asaj që ai thotë sepse është pjesë e futbollit”.

“Nuk ka asgjë për mua. Edhe pse e pashë duke komentuar në lidhje me të, ato që ai tha, për mua, mendoj se është pozitive!”.

I pyetur nëse fakti që Guardiola zgjodhi të fliste publikisht, më shumë se një javë përpara ndeshjes së rëndësishme, tregoi se trajneri City ishte i shqetësuar, Mane buzëqeshi edhe një herë.

“Ndoshta. Unë nuk e di. Ju djema dini më shumë se unë”.

Guardiola tha se Mane ishte simulues, Klopp i kundërpërgjigjet për ndërhyrjet taktike të Cityt
Lexo po ashtu Guardiola tha se Mane ishte simulues, Klopp i kundërpërgjigjet për ndërhyrjet taktike të Cityt

“E vetmja gjë që mund të them me siguri është se do të jem gati për ekipin, të jap gjithçka të mundshme dhe të ndihmoj ekipin tim”.

“Nëse do të ishte një penallti me siguri do të ‘simuloja’ përsëri. Nëse simulimi do të më japë një penallti, atëherë do ta bëj për ta rikthyer! Pse jo? Por ajo që tha Jurgen është e saktë. Unë nuk simuloj”, përfundoi senegalezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori