eksperti ad

Manchester United dhe Arsenal do të përballen në derbin e mesjavës Ligën Premier.

Të dy klubet nuk dinë për titullin e kampionit në pesë vitet e fundit, por mbeten ndër klubet më të rëndësishme në Angli.

Kjo ndeshje do ta ketë një karakteristik interesante, pasi pas plot 32 vitesh, nga 23 gushti i vitit 1986, në stol nuk do të jetë asnjëri nga dy trajnerët historikë, Alex Ferguson dhe Arsene Wenger.

GettyImages 952710522 Alex Ferguson, Jose Mourinho dhe Arsene Wenger. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Jose Mourinho dhe Unai Emery, janë tani trajnerët që i udhëheqin këto klube, me portugezin që nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Arsenali nuk fiton në Manchester prej plot 12 vjetësh, kur sulmuesi Emmanuel Adebayor realizoi golin e vetëm të ndeshjes, katër minuta para fundit.

GettyImages 952718682 Alexis Sanchez Pasmje nga ndeshjet e kaluara . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Në këtë ndeshje do të mungojë Granit Xhaka që ka mbushur numrin e kartonëve, pesë të verdhë. Po ashtu edhe Mesut Ozil, mund të mungojë.

GettyImages 952746864 Granit Xhaka mungon . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Kjo ndeshje do të jetë përballja e sulmuesve, pasi Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë përballë Romelu Lukakut.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Old Trafford” dhe do të drejtohet nga 47-vjeçari Andre Marriner. /Telegrafi/


Formacionet e mundshme  Manchester United: De Gea; Dalot, Smalling, Jones, Shaw; Matic, Herrera; Lingard, Pogba, Martial; Lukaku.

Arsenal: Leno; Sokratis, Mustafi, Holding; Bellerin, Torreira, Guendouzi, Kolasinac; Ramsey, Aubameyang, Lacazette.


telegrafi sport app