Manchester United - Arsenal, formacionet zyrtare të derbit në Ligën Premier


Manchester United dhe Arsenali do ta zhvillojnë përballjen në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier, e që do të jetë kryesorja.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Old Trafford’ , e që është një sfidë për t’u mos u humbur.
Në këtë ballafaqim, Djajtë e Kuq do të jenë pa lojtarët si, Eric Bailly, Timothy Fosu-Mensah, Phil Jones dhe Anthony Martial, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Gunners nuk do mund të llogarisin në Alexander Lacazetten dhe Emile Smith Rowe, që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Tuanzebe, Lindelof, Maguire, Young, McTominay, Pogba, Andreas, Lingard, James, Rashford.
Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Chambers, Sokratis, David Luiz, Kolasinac, Guendouzi, Xhaka, Torreira, Pepe, Aubameyang, Saka. /Telegrafi/









































