Manchester City dhe Chelsea janë gjobitur me shuma të vogla nga UEFA pas incidenteve në ndeshjet e tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

City mundi Bayern Munichun 4-1 në total pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë në Etihad Stadium më 11 prill, por shtëpia e futbollit e ka gjobitur klubin me 5,250 euro pasi tifozët ndezën fishekzjarrë dhe hodhën objekte gjatë ndeshjes.


Portieri i Bayern Munichut, Yann Sommer mund të shihet duke hequr një fishkezjarrë blu nga fusha e Etihad Stadium gjatë lojës.

Klubi gjerman është gjobitur gjithashtu me 8,250 euro për hedhjen e sendeve në ndeshjen e dytë në Mynih një javë më vonë, më 19 prill.

Një ditë para kësaj, Chelsea pritit Real Madridin në Stamford Bridge dhe humbi 2-0 për rezultatin e përgjithshëm 4-0.

UEFA ka gjobitur Blutë me 4,000 euro për shkak të një tifozi që ishte futur në fushën gjatë asaj humbje. /Telegrafi/

telegrafi sport app