LAJMI I FUNDIT:

Guardiola ia lë fajin Eurovisionit, nëse Man City dështon ta fitojë tripletën këtë sezon

Guardiola ia lë fajin Eurovisionit, nëse Man City dështon ta fitojë tripletën këtë sezon

Pep Guardiola shpreson që Festivali Evropian “Eurovision” të mos shkatërrojë shansin historik të Manchester Cityt për tripletën e parë.

City përballet me Evertonin në Ligën Premier të dielën, ndërsa rivalët e Ligës së Kampionëve, Real Madridi luan të shtunën – duke u dhënë atyre një ditë shtesë për t’u rikuperuar për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të javës së ardhshme.


Policia e Merseyside nuk ishte e gatshme ta lejonte udhëtimin e Cityt në Goodison Park të shtunën, sepse do të ishte përballur me agjendën e Eurovisionit që po mbahet në Liverpool. Si i tillë, City ka 24 orë më pak kohë përgatitore se Madridi për ndeshjen e së mërkurës në Etihad, me barazimin 1-1 pas ndeshjes së parë në Bernabeu.

Manchester City prezanton rregullin e ri për transferimeve, pas gabimeve në afatin kalimtar të vitit të kaluar
Lexo po ashtu Manchester City prezanton rregullin e ri për transferimeve, pas gabimeve në afatin kalimtar të vitit të kaluar

“Nuk dua të shpërqendrohem për Madridin, sepse nuk do të kem kohë”, deklaroi Guardiola. “Epo, jo shumë (kohë për të pushuar), sepse ne luajmë të dielën – faleminderit shumë”.

“Nuk e kuptoj, por nuk dua të ankohem më për këtë. Ne duhet të përshtatemi me të, kështu që nuk ka rëndësi”.

“Ne nuk mund të luajmë të shtunën, për shkak të Eurovizionit në Liverpool, dhe nuk kemi shumë policë për të trajtuar dy ngjarje të rëndësishme në të njëjtën kohë, por shpresoj të mos nda ndikojë në planet tona”.

Besoni apo jo: Finalja e Eurovizionit po e ndihmon Real Madridin përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Besoni apo jo: Finalja e Eurovizionit po e ndihmon Real Madridin përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

“Pra, në rregull, ne duhet të përshtatemi. Çfarë mund të bëj? Ne do të preferonim të luanim të shtunën në mënyrë që të përgatitemi më shumë, patjetër. Por, është ajo që është. Unë nuk luftoj më për oraret – UEFA apo Liga Premier”.

“Liga Premier është më e rëndësishme, orari është orar. Që nga dita e parë e kam ndjerë – dhe nuk do të ndryshojë. Në një mënyrë pozitive, kemi edhe një ditë për t’u rikuperuar për ndeshjen me Evertonin”.

“Pra, ne përgatitemi në këtë mënyrë – një ditë më pak për Madridin, por një më shumë për Ligën Premier dhe kjo është mirë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

Përfaqësueset
Kalo në kategori