LAJMI I FUNDIT:

Manchester City prezanton rregullin e ri për transferimeve, pas gabimeve në afatin kalimtar të vitit të kaluar

Manchester City prezanton rregullin e ri për transferimeve, pas gabimeve në afatin kalimtar të vitit të kaluar

Manchester City ka prezantuar një rregull të ri transferimi që mund të pengojë Arsenalin nga nënshkrimi i Joao Cancelos, sipas raportimeve.

Është pohuar se trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Cityt në merkaton e verës.


28-vjeçari, i cili ishte ndër mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, u largua nga City si huazim në janar dhe që atëherë ka bërë paraqitje të rregullta për Bayern Munich.

Ylli i Manchester Cityt supozohet se do t’i bashkohet Real Madridit nëse Guardiola fiton tripeltën këtë sezon
Lexo po ashtu Ylli i Manchester Cityt supozohet se do t’i bashkohet Real Madridit nëse Guardiola fiton tripeltën këtë sezon

Megjithatë, nëse gjigantët e Bundesligës nuk ofrojnë një shumë prej 70 milionë eurosh për të blerë në fund të sezonit, Cancelo do të kthehet në City ku përballet me një të ardhme të pasigurt.

90 min raporton se Gunners janë të etur për transferimin e mbrojtësit, me Arteta që beson se portugezi do t’i përshtatet stilit të tyre të lojës.

Në të vërtetë, Arteta dhe Cancelo punuan së bashku kur shefi i Arsenalit ishte asistent i Pep Guardiolës në City dhe një ribashkim mund të ishte i mundshëm. Megjithatë, Topçinjtë dyshohet se përballen me një konkurrencë të ashpër nga Barcelona dhe Real Madridi.

Edhe nëse Arsenali i shmang konkurrencën nga gjigantët spanjollë, një lëvizje për Cancelo mund të bllokohet nga rregulli i ri i transferimit të Cityt.

Football Insider bëri të ditur në prill se City ka vendosur të mos shesë më lojtarë të ekipit të parë te Arsenal nga kjo verë e tutje.

Nëse Topçinjtë bëjnë oferta për lojtarë nga skuadra e Guardiolës, klubi i Mançesterit dyshohet se do të refuzojë t’i lejojë ata të largohen.

Sigurisht, Arsenali nënshkroi Oleksandr Zinchenko dhe Gabriel Jesus nga City verën e kaluar, ku të dy luajtën një rol kyç në performancën e tyre këtë sezon, duke i rivalizuar Citizens për titull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori