Man Utd - Tottenham, formacionet zyrtare


Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Spursave në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit anglez, ndeshja e cila zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka fituar ndeshjen e parë, ndërsa janë befasuar në ndeshjen e dytë nga Brightoni dhe pret t'i kthehet fitoreve së më parë.
Në anën tjetër, londinezët kanë fituar dy ndeshjet e para dhe duan ta shfrytëzojnë këtë formë të mirë për ta marrë fitoren e radhës.
Sikurse Mourinho, ashtu edhe Mauricio Pochettino kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Man Utd: De Gea; Valencia, Jones, Smalling, Shaw; Matic, Herrera, Fred; Pogba; Lingard, Lukaku,
Tottenham: Lloris (C); Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Dier, Dembele; Eriksen, Lucas, Dele; Kane.
/Telegrafi/








































