LAJMI I FUNDIT:

Man Utd pyet Leverkusenin për çmimin e Havertz

Man Utd pyet Leverkusenin për çmimin e Havertz

Kai Havertz është njëri nga futbollistët më të talentuar në futbollin evropian.

Edicioni i kaluar për talentin gjerman ishte i jashtëzakonshëm, pasi shënoi 17 gola në kampionat.


Edhe ky vit për reprezentuesin gjerman ka nisur për mrekulli, pasi ka shënuar dy gola në shtatë takimet e para.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të shprehin interesim, përfshi Bayern Munich, Borussia Dortmund, Real Madrid, Liverpool, Juventus, Arsenal e Manchester United.

Mediat gjermane kanë raportuar se United ka pasur një takim me Leverkusenin për të pyetur rreth çmimit të lojtarit.

Leverkusen i ka bërë të qartë Djajve të Kuq se Havertz nuk largohet pa u paguar shuma prej 100 milionë eurove.

Në rast se bëhet ky transferim, atëherë Havertz do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman. /Telegrafi/