LAJMI I FUNDIT:

Madonna thotë se është me fat që mund të lëvizë trupin përsëri pas problemeve shëndetësore

Madonna thotë se është me fat që mund të lëvizë trupin përsëri pas problemeve shëndetësore

Mbretëresha e pop-it, Maddona u dha fansave një përditësim për rikuperimin e saj të vazhdueshëm që kur u shtrua në spital për një infeksion bakterial, duke u treguar fansave në një video në Instagram të enjten se ajo ngadalë po arrin të kërcej përsëri.

“Të jem në gjendje të lëviz trupin tim dhe të kërcej pak më bën të ndihem si ylli më me fat në botë!”, tha Madonna, 64 vjeçe.


“Faleminderit të gjithë fansave dhe miqve të mi. Ju duhet të jeni edhe yjet e mi me fat!”, shtoi ajo.

Ajo e përfundoi përditësimin e saj duke i uruar albumit të saj debutues, “Madonna”, në 40-të vjetorin e lansimit.

Në qershor artistja u dërgua me urgjencë në një spital të qytetit të New Yorkut, pasi u gjet epa vetëdije në shtëpinë e saj, shkruan PageSix.

Ajo fillimisht u intubua ndërsa po trajtohej në njësinë e kujdesit intensiv përpara se të transferohej në kujdesin e rregullt.

Menaxheri i saj, Guy Oseary, shpjegoi më vonë se Madonna “zhvilloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në intubim”.

Të gjitha lajmet nga Madonna
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Madonna

Pas kthimit në shtëpi disa ditë më vonë, familja e këngëtares “Material Girl” u pa duke e vizituar atë gjatë gjithë kohës.

Në ditët para problemeve shëndetësore të Madonnas, burimet pranë yllit thanë se ajo kishte qenë duke “provuar intensivisht” në Nassau Coliseum për turneun e saj botëror të shtyrë tani.

“Ajo kishte kaluar 12 orë në ditë duke punuar”, tha një burim.

Këngëtarja e “Frozen” theu heshtjen e saj më 12 korrik, duke u thënë fansave se ishte “në rrugën e rikuperimit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori