LAJMI I FUNDIT:

LVV: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat është i padrejtë e korruptiv

LVV: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat është i padrejtë e korruptiv

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjatë një konference për media në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave, ka thënë se vendimi është i padrejtë dhe korruptiv.

“Në vend që Gjykata Kushtetuese të ndalonte abuzimin me paranë publike, gjyqtarët si Arta Rama-Hajrizi, Ivan Cukaloviq, Allta Suroy, Snezhana Botusharova, Bekim Sejdiu, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, përmes këtij vendimi mundësuan ngritjen e pagave edhe për vete. Aktgjykimi i Gjykatës se rritja e pagave nga qeveria për vetë qeverinë dhe stafet e tyre është brenda normës kushtetuese tregon më shumë për karakterin në të cilin është zhytur trupa e gjyqtarëve se sa për vet vendimin’’, ka thënë deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, përcjell Telegrafi.

Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave

Duke folur për këtë vendim, ajo theksoi se ky veprim po i shërben pushtetit duke konstatuar se shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses shpërfillen detyrën e mbrojtjes së Kushtetutës si kohezion shoqëror.

“Vendimi i Qeverisë Haradinaj për rritje të pagave përpos që është vepër penale është edhe kundërkushtetues pasi që ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit. Këtë e dëshmon edhe qëndrimi mospajtues i dy gjyqtarëve te Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani dhe Almiro Rodriguez”, shtoi Haxhiu.

Ndërkaq, Avni Zogiani krahasoi pagat e kryeministreve të vendeve të rajonit karshi pagës mesatare të këtyre vendeve përkatëse që tregon se Qeveria e Kosovës, përkundër që ka varfëri e pabarazi të madhe sociale i ka pagat më të larta në rajon.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Sipas shifrave të vitit 2017, paga mesatare në Mal të Zi është 509 euro, ndërkaq Kryeministri i këtij shteti paguhet 1,130 euro. Në Bosnjë paga mesatare është 439 euro, kurse ajo e Kryeministrit 1,700 euro, duke vijuar tutje me Maqedoninë ku mesatarja është 372 euro dhe ajo e Kryeministrit 1300 euro, në Serbia 407 euro mesatarja dhe 1000 euro e Kryeministrit, në Shqipëria 347 euro krahasuar me atë të Kryeministrit që merr 1700 euro. Ndërsa, Kryeministri i Kosovës ka pagën 2,950 euro përkundër pagës mesatare që është 405 euro. /Telegrafi/