LAJMI I FUNDIT:

“Lutje dhe dashuri për të gjitha familjet”, Britney Spears me mesazh rreth coronavirusit

“Lutje dhe dashuri për të gjitha familjet”, Britney Spears me mesazh rreth coronavirusit

Britney Spears është personazhi i famshëm i fundit që ka thyer heshtjen mes frikës rreth pandemisë coronavirus.

Këngëtarja, 38-vjeçe, mori rrjetin social, Instagram të hënën në mbrëmje për të dërguar një mesazh shprese krah një fotografie të saj.


“Lutje dhe dashuri për të gjitha familjet në këtë kohë të vështirë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Spears krahas imazhit.

Nëna e dy fëmijëve tregoi figurën e mahnitshme në një fustan portokalli shkëlqyes, i cili ishte me një krah.

Postimi i Spears vjen pasi dhjetëra të famshëm përdorën platformat e tyre publike këtë javë për të nxitur fansat të qëndrojnë brenda.

Midis tyre ishte edhe Taylor Swift, e cila përdori Instagramin e saj për të sqaruar rëndësinë e distancës sociale.

Ariana Grande, ishte një tjetër yll i muzikës pop që transmetoi këshillat e saj rreth virusit COVID-19.

Justin Timberlake po ashtu theu heshtjen për t’iu kujtuar fansave të tij se “jemi të gjithë së bashku”, ndërsa Ben Affleck u bëri thirrje ndjekësve që të dhurojnë për një organizatë bamirësie me të cilën ishte lidhur në të kaluarën, e quajtur ‘Feeding America’.

Tom Hanks, Rita Wilson, Idris Elba, Olga Kurylenko dhe Rachel Matthews kanë ndarë me botën diagnozat e tyre pozitive të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori