LAJMI I FUNDIT:

Lukaku: Dua ta ndihmoj Eriksenin te Interi

Lukaku: Dua ta ndihmoj Eriksenin te Interi

Romelu Lukaku ka thënë se dëshiron të ‘ndihmojë’ bashkëlojtarin e tij te Interi, Christian Eriksen, të gjej veten dhe formën në klubin italian, pasi sipas tij danezi ka të gjitha cilësitë për t’u bërë kampion.

Lukaku dhe Eriksen u ndeshen mes vete në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Belgjikës dhe Danimarkës, ku fitore shënuan belgët me rezultat 4-2.


Sulmuesi i Interit shënoi dy gola dhe duke folur pas ndeshjes tregoi se do t’i ndihmojë Eriksenit ta vendos veten në Giuseppe Meazza pasi ka shumë cilësi.

Eriksen: Ky nuk është Interi që ëndërroja
Lexo po ashtu Eriksen: Ky nuk është Interi që ëndërroja

“Ai ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një kampion dhe unë dua ta ndihmoj atë”, ka thënë fillimisht Lukaku për Kanal 5.

“Unë isha me fat që u adaptova shpejt. Nëse mëson italisht, gjithçka do të bëhet më e lehtë për të”.

“Ai do të jetë në gjendje të komunikojë më mirë dhe të japë një kontribut më të madh në ekip”, përfundoi sulmuesi belg.

Conte shpjegon situatën e Eriksenit, ‘godet’ danezin
Lexo po ashtu Conte shpjegon situatën e Eriksenit, ‘godet’ danezin

Eriksen ka luftuar për të bindur Antonio Conten në San Siro dhe ka qenë i lidhur me një kthim në Ligën Premier në muajt e fundit.

28-vjeçari ka luajtur pesë herë në Serie A këtë sezon dhe dy herë në Ligën e Kampionëve me Interin, por ende nuk ka shënuar në nivelin e klubit në 2020/21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori