LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli sheh rastësisht kamionin me posterin e tij, ndalon shoferin dhe del nga vetura për të bërë fotografi

Luiz Ejlli sheh rastësisht kamionin me posterin e tij, ndalon shoferin dhe del nga vetura për të bërë fotografi

Këngëtari Luiz Ejlli mund të thuhet pa dyshim se ka qenë kryefjala e këtij viti në estradën shqiptare.

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ai ka vazhduar të jetë ndër artistët më të kërkuar për të performuar në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.


Gjatë aventurës së tij në BBVA, Luizi kishte krijuar një pëlqyeshmëri të madhe nga jashtë, shumica prej të cilëve e quanin “luani i shtëpisë”.

Luiz Ejlli ankohet për gjobat, thotë se pavarësisht njohjeve me kryeministrin e policët - ai nuk po falet
Lexo po ashtu Luiz Ejlli ankohet për gjobat, thotë se pavarësisht njohjeve me kryeministrin e policët - ai nuk po falet

E mesa duket, epiteti i luanit po vazhdon ta shoqërojë atë edhe pas mbarimit të spektaklit.

Në një video të publikuar së fundmi në TikTok, këngëtari shkodran mund të shihet gjatë vozitjes me veturë, teksa para i del një kamion me një baner të madh, ku mund të shihej fotografia e Luizit dhe një luan.

Me të parë këtë, fituesi i BBVA nxiton që të dalë nga vetura dhe të takojë shkurt shoferin, duke i thënë të ndalojë kamionin.

Më pas, i njëjti bën fotografi prapa banerit të madh të këtij kamioni, ku ishte shtypur imazhi i tij, dhe shkruhej: “Me ty kampion”.

Videoja në fjalë ka bërë xhiron gjithandej në rrjetet sociale. /Telegrafi/