LAJMI I FUNDIT:

“Lufta e heshtur” mes Albina Kelmendit dhe Fifit për Eurovision, vlerësuesit e artit shpalosin kritikat për këngët e Festivalit të RTSH-së

“Lufta e heshtur” mes Albina Kelmendit dhe Fifit për Eurovision, vlerësuesit e artit shpalosin kritikat për këngët e Festivalit të RTSH-së

Dhjetori nuk kishte si të përfundonte pa Festivalin e Këngës, ku marrin pjesë disa këngëtarë dhe prezantojnë krijimet e tyre muzikore dhe në fund, kënga fituese e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Në këtë festival, shpeshherë marrin pjesë emra të njohur të skenës dhe duke ditur bagazhin e tyre artistik, ata shihen edhe si pretenduesit kryesorë për të fituar çmimin e parë.


Kjo retorikë, e ka përcjellë Festivalin e Këngës edhe këtë vit.

Që nga prezantimi i projekteve muzikore, u krijua një rivalitet me Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën ‘Duje’ dhe Fifit me këngën ‘Stop’.

Madje, emrat tjerë s’po përmenden thuajse fare, duke parë plot sy e vesh, se a do fitojë Albina apo Fifi.

Mirëpo, sipas vlerësuesve të artit, cila nga to meriton që të fitojë?

Syri.net Kosova këtë pyetje ia ka drejtuar kantautorit të njohur shqiptar, Kreshnik Avdiut.

Në një bisedë për Syri.net Kosova, ai ka treguar se si janë të punuara këto këngë në aspektin muzikal dhe cila do duhej të ngjitet në skenën e Eurovisionit, si përfaqësuese e Shqipërisë.

“Unë nuk e di a nuk po dëshirojnë të bëjnë këngë të mira a si është puna?! Disi, sikur armiqtë po investojnë që ne të dalim si analfabetë! Vetëm dua që një këngë të jetë normale, e rregullt, me tekst normal, me pak tekst e me domethënie, me orkestracion të mirë, me kompozicion, nëse s’dinë ta bëjnë artistik, të thjeshtë le ta bëjnë. Këngë jo të mira, fatkeqësisht, edhe interpretimet jo sipas mundësive të këndimit, pra në rastin e Albinës, “ka shtrirë këmbët përtej jorganit”, me gjithë respektin për të sepse e çmoj shumë si artiste, por vërtetë po tingëllojnë qesharakë njerëzit kur po dalin jashtë vetes, përtej mundësisë dhe njohurisë në fushën e interpretimit, etj.

Kënga e Albinës – përzgjedhje e gabuar. Ajo mund të këndojë diçka tjetër më mirë. E Fifit shumë këngë e thjeshtë, pra, e varfër si vepër, e ulët në tekst, kompozicion, etj. Keq!

Mund të tingëlloj si njeri i pakënaqur, si antikonformist, e çka tjetër jo, por ama, këngët janë të këqija dhe përzgjedhje të gabuara. Të dyjat mund të këndojnë diçka tjetër më mirë! Për dallim nga ajo e vitit të kaluar, ajo Ronela Hajati, këto të dyjat, bile nuk na bëjnë gaz para botës me çirrje, britma, reptura qesharake, e zhveshje deri në zhvlerësim të vetës. Këto janë artiste, të dyjat!

Uroj të shkojë Albina, veç jo me ato pjesët orientale të paarritshme për të, sepse ato kërkojnë mjeshtri, e kjo nuk e njeh atë fushë të interpretimit. Mes Fifit dhe Albinës, të dyjat priren të përzgjedhin keq, mendoj Albina duhet të ngjitet!” ka thënë Avdiu.

Kreshnik Avdiu (Foto: Kreshnik Avdiu/Facebook)

Për konkurrencën e theksuar mes Albina Kelmendit dhe Fifit, ka folur edhe redaktori i Telegrafit, Butrint Avdyli.

Në një bisedë të shkurtë për Syri.net Kosova, Butrinti tha se kënga e Fifit do ishte zgjedhje ideale e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision, pasi është këngë etno shqip dhe një gërshetim interesant mes modernes dhe tradicionales.

“Që të dyja këngët janë pretendente mjaft të forta, por personalisht mendoj që Fifi do të ishte një zgjedhje më e duhur për në Eurovision. Më pëlqeu, sepse, melodia e këngës ishte etno shqip dhe e luajtur me instrumente puro tradicionale shqiptare – besoj se me një zhanër të tillë do të ishim më autentik si shtet në festivalin evropian. E vetmja vërejtje që kisha është teksti, ku mendoj se do duhej të punonte pak më shumë, por gjithsesi edhe ai pati vargje me zhargon aktual popullor, me çka ndërthur mjaft bukur tradicionalen me modernen. Ndërsa, te këngët e tjera pjesëmarrëse, fatkeqësisht mund të them se hasa edhe në elemente të rrymës sllave”, ka theksuar Avdyli.

Butrint Avdyli (Foto: Telegrafi)

Ky rivalitet mes Fifit dhe Albinës, po bëhet edhe nga njerëzit tjerë, qofshin ata vlerësues të artit, apo, thjesht fansa.

Nga të parët, është Lindi Berisha ai i cili në një prononcim për Syri.net Kosova, tha se Albina e meriton të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision me këngën ‘Duje’, pasi interpertimi i saj i del nga shpirti.

“Mendoj qe Albina, me zërin e saj, me mesazhi që përcjell teksti, orkestrimi dhe që kënga është tipike shqipare, sidomos, sidomos kur bashkohen krejt zërat e një familje, aty s’ka çka me dal tjetër, pos një zë që buron prej shpirti” tha ai.

Ndërsa, Arbnora Veseli, fanse e Fifit, i tha Syrit se Fifi e meriton të shkel në skenën e Eurovisionit, pasi kënga e zhnarit të saj, mund të fitojë në këtë festival të madh, duke u bazuar në ritmin e këngës ‘Stop’.

“I kam dëgjuar këngët e këngëtarëve që i njoh, që janë moti në skenë dhe e vlerësova këngën e Fifit. Eurovisioni dihet çfarë këngë po iu jep më shumë fokus, prandaj, mendoj që kënga e Fifit është idealja që me e përfaqësu Shqipërinë në Eurovision në vitin e ardhshëm” ka thënë Veseli.

Kujtojmë që nisja e Festivalit të Këngës u shoqërua me kritika, pasi Ronela s’u ftua në hapjen e festivalit, duke vazhduar më pas me thumba, Arbana kundrejt Alketës dhe me kritikat e një sociologu karshi Arbanës, duke thënë se ka pas prezantim pa takt dhe me fjalor Big Brotheri! /Syri.Net Kosova/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori