LAJMI I FUNDIT:

Lubjana në ujë, reshjet e shiut të rrëmbyeshëm “paralizojnë” gjithçka në Slloveni

Lubjana në ujë, reshjet e shiut të rrëmbyeshëm “paralizojnë” gjithçka në Slloveni

Moti i ligë ka goditur mbrëmë Slloveninë, ku pas reshjeve të mëdha të shiut të rrëmbyeshëm mbi 500 ndërtesa janë mbuluar nga uji në Lubjanë.

Ekipet kujdestare kanë pranuar mbi 2.700 telefonata nga qytetarët, për përmbytje në zona të ndryshme të kryeqytetit slloven, transmeton Telegrafi.

Madje edhe rrugët janë mbuluar nga uji si dhe garazhet nëntokësore. Një sërë veturash janë shkatërruar, e ka pasur edhe prej atyre që kanë ngecur brenda tyre si rezultat i nivelit të madh të ujit.

Problemi u shkaktua kur brenda një periudhe të shkurtër pati reshje të mëdha të shiut. Në Lubjanë ka rënë 88 litra për metër katrorë, që sipas përllogaritjeve është diçka që ndodh një herë në 250 vite.

Sipas meteorologut slloven Rok Nosan, në disa pjesë për pak orë ka rënë shi që për atë sasi do të nevojitej të kishte dy muaj reshje shiu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori