LAJMI I FUNDIT:

Luana Vjollca sjell poza atraktive nga Zvicra

Luana Vjollca sjell poza atraktive nga Zvicra

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa u ndal në finalizimin e emisionit të saj më të ri që e rikthen në ekran pas një pauze.

Por, ndonëse e angazhuar, bukuroshja bionde nuk i lë anash as rrjetet sociale duke sjellur imazhe nga më të ndryshmet.


Së fundmi, 31-vjeçarja ka bërë një udhëtim të shkurtër drejt Zvicrës dhe nga atje ka postuar disa fotografi për fansat në llogarinë e saj të Instagramit.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“48 orë në Zhurich”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotografive ku përfshiu një kolazh me veshje të ndryshme.

Moderatorja nga Shqipëria e njohur për stilin e saj unik të veshjes edhe kësaj radhe nuk ka zhgënjyer me dukjen.

Në disa prej imazheve ajo ishte e veshur e tëra në të zeza, trupore, xhaketë dhe taka të ngjashme.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ndërkohë, në një prej fotove Luana shihet e veshur me një kostum të kuq që mbulohej i gjithi nga një pallto e bardhë me pupla ndërsa e përshtati edhe me atletet gjithashtu të bardha.

Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Ndryshe, përveç që ajo do të rikthehet me një emision të ri, Luana ishte vazhdimisht aktive me projekte muzikore.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi ndërkombëtar me Rayvanny “Pele pele”. /Telegrafi/