Luana Vjollca ka ndezur rrjetet sociale me një set të ri fotografish të realizuara në Saint-Tropez, ku shfaqet e relaksuar dhe plot shkëlqim.

Moderatorja dhe producentja shqiptare ka zgjedhur bikini me ngjyrë të bardhë me detaje në formë fluture, që i thekson elegancën dhe trupin e tonifikuar.


Në fotografitë e publikuara në Instagram, Luana shihet duke shijuar atmosferën e ngrohtë mes plazhit dhe pishinës, ndërsa pozat e saj reflektojnë vetëbesim dhe një stil të kuruar deri në detaj.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Aksesorët minimalistë dhe syzet e zeza e kompletojnë pamjen, duke i dhënë një prekje moderne e klasike njëkohësisht.

Në përshkrimin e postimit, ajo ka zgjedhur një mesazh domethënës: “All we have is now” (E tashmja është gjithçka që kemi), duke lënë të kuptohet se është e përqendruar te momenti dhe shijimi i jetës.

Ky postim është pëlqyer dhe komentuar gjerësisht nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj plot stil dhe energji pozitive. /Telegrafi/



Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram