Post Malone dhe partnerja e tij, Christy Lee, janë fejuar.

Këngëtari i njohur amerikan i ka propozuar të dashurës së tij me një unazë të madhe diamanti, ndërsa lajmi u bë publik nga shoqja e saj, Marina Hollyer, përmes Instagramit.


Hollyer publikoi fotografi ku çifti shihet duke u përqafuar, teksa Christy Lee tregon unazën e fejesës.

Foto: Instagram

“Shoqja ime më e mirë në botë sapo u fejua”, shkroi Hollyer në postimin e saj.

Në fotografi të tjera, Lee pozon me miqtë dhe tregon me krenari unazën e re.Post Malone dhe Christy Lee nisën të përfliteshin si çift në mars të vitit 2025.

Një muaj më vonë, ata u panë së bashku gjatë një darke në restorantin Beefbar në Paris.

Pak ditë më pas, çifti u fotografua duke bërë pazar në kryeqytetin francez dhe duke shkëmbyer një puthje pas vizitave në dyqanet e markave luksoze.

Foto: Instagram

Lidhja e re e këngëtarit erdhi në një periudhë kur mediat raportuan për ndarjen e tij nga ish e fejuara, Hee Sung “Jamie” Park.

Post Malone dhe Park ishin fejuar në vitin 2021 në Las Vegas, ndonëse këngëtari e kishte konfirmuar fejesën publikisht në vitin 2023.

Nga lidhja e mëparshme, Post Malone ka një vajzë, e cila ka lindur në vitin 2022. /Telegrafi/