Luana - aktorja e re kosovare që po bën karrierë në Francë

Muaj më parë ajo ka mbaruar xhirimet e filmit “Kaniousha”, të regjisorit francez Olivier Guignard dhe të producentit Nadine Lernihe të produksionit "Raspail Production", në të cilin luan rolin kryesor, krahas aktores të njohur franceze, Miou Miou.
Regjisori në qendër të filmit ka vendosur marrëdhëniet e një mësueseje franceze dhe të një vajze kosovare refugjate.
"Gjatë tërë vijës filmike gërshetohen fatet e dy personazheve të traumatizuara, mësueses franceze që i ka vdekur burri dhe nxënëses refugjate e cila ka përjetuar traumat e luftës dhe ka dëgjuar për fatin tragjik të prindërve", tregon e ëma e Luanës, Valbona Rrahmani, e cila jeton dhe punon në Paris.
Familja Rrahmani është nga Ferizaj, e cila që nga vitet 1967 jeton në Paris, prej kur kryefamiljari Zyfer Rrahmani kishte migruar atje. Mirëpo Luana e vogël jo rastësisht është gjetur si personazhi kryesor i një filmi.
"Që prej tri vjet ndjek mësimet në një shkollë teatri në Paris, krahas mësimeve në shkollën e rregullt, ndërkaq kam luajtur edhe në një pjesë teatrale me tekst të Shekspirit të titulluar "Tampet" thotë Luana, e cila ndihet e lumtur, që disa ditë të verës po i kalon në fshatin Pleshinë të Ferizajt, tek daja i saj. Parapremiera pritet të shfaqet gjatë muajit shtator, kurse premiera në tetor. /Balkanweb/






























































