LAJMI I FUNDIT:

Luan Krasniqi viziton Haradinajn në Francë (Foto)

Luan Krasniqi viziton Haradinajn në Francë (Foto)

Boksieri i mirënjohur kosovar, Luan Krasniqi ka bërë një gjest mjaftë të mirë.

Ai ka marrë rrugë nga Gjermania për në Francë për ta vizituar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.


Haradinaj u arrestua nga policia franceze pasi kishte një urdhër arrest nga interpoli i Serbisë.

Gjithsesi lideri i AAK-së është liruar me kusht dhe pret vendimin për tu kthyer në Kosovë.

Boksieri nga Juniku, Luan Krasniqi ka shkruar në faqen e tij zyrtare se është i lumtur që ka takuar Haradinajn.

“Dje, pata kënaqësinë ta vizitoj në Francë, ish Kryeministrin e Kosovës, të nderuarin Ramush Haradinaj, shëndetit të mirë të të cilit iu gëzova. Pas bisedës vëllazërore dhe tejet optimiste, u ndamë me bindjen se shumë shpejtë, do të gjendet në mesin e familjes dhe në Kosovën e dashur”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/