LAJMI I FUNDIT:

Lori thotë “E kapërcej” në këngën e re

Lori thotë “E kapërcej” në këngën e re
Lori në klipin e ri "E kapërcej" (Foto: ArkivaShqip/YouTube)

Këngëtarja Loreta Kaçka – Lori ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“E kapërcej” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit POP.


Kënga është punuar nga dy bashkëpunëtorët e saj të besueshëm Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku.

Lori në klipin e ri “E kapërcej” (Foto: ArkivaShqip/YouTube)

Orkestrimi është realizuar nga kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov.

“E kapërcej” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen mjaft tërheqëse dhe atraktive.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit EMF Creative.

Përveç projekteve muzikore, Lori vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe në koncerte, dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/