LAJMI I FUNDIT:

Loredana shfaqet në formë të mirë përkrah partnerit të ri, Karim Adeyemi

Loredana shfaqet në formë të mirë përkrah partnerit të ri, Karim Adeyemi

Muaj më parë reperja shqiptare, Loredana bëri publike lidhjen e saj të re me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.

Që atëherë dyshja nuk i kanë kursyer postimet e përbashkëta dhe romantike me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.


Njëjtë ka vepruar edhe sot (3 shtator) Loredana, e cila ndau një imazh në InstaStory ku shihej përkrah yllit të Borussia Dortmund.

Foto: Loredana/Instagram

Në foto, çifti shihen bashkë në ashensor, reperja shkëlqente me një veshje të thjeshtë, bluzë të shkurtër me ngjyrë të verdhë dhe xhinse.

Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

Ndërsa, futbollisti me bluzë të bardhë dhe xhinse të shkurtër të kombinuara me qorape dhe atletet të bardha.

Foto: Loredana/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që kjo romancë e Loredanës vjen pas një lidhje të gjatë disavjeçare me reperin nga Kosova, Mozzik.

Kujtojmë që ish-çifti bashkë kanë një vajzë, Hanën. /Telegrafi/