LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui: Sevilla ishte superiore, të përgatitemi për derbin ndaj Atleticos

Lopetegui: Sevilla ishte superiore, të përgatitemi për derbin ndaj Atleticos
Lopetegui duke dhënë instruksionet e tij gjatë ndeshjes

Julen Lotepetegui ka folur pas humbjes së thellë 3-0 të Real Madridit ndaj Sevillas në La Liga.

Real Madridi pësoi një humbje të madhe në kampionat dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Lopeteguit, i cili ka folur pas ndeshjes.


“Ne kishim idenë e presionit të lartë dhe nuk e bëmë atë siç dëshironim, është e qartë”, ka thënë fllimisht Lopetegui për gazetarët pas ndeshjes.

“Sevilla ishte më e mirë”.

Reali nënshtrohet nga Sevilla
Lexo po ashtu Reali nënshtrohet nga Sevilla

Shumica e golave të Andaluzianëve erdhën në anën e majtë të Realit dhe Marcelo më vonë u lëndua duke shqetësuar klubin madrielen.

Lopetegui duke dhënë instruksionet e tij gjatë një ndeshje

“Marcelo duket se ka një thyerje, por ne duhet të presim”, konfirmoi trajneri.

Me derbin e Madridit në horizont, Real duhet të përgatitet mentalisht për këtë sfidë të madhe.

Notat e lojtarëve: Sevilla 3-0 Real Madrid, Andre Silva lë në hije Benzeman
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Sevilla 3-0 Real Madrid, Andre Silva lë në hije Benzeman

“Për të fituar, ne duhet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme natyrisht dhe në këtë rast do të bëjmë të njëjtën gjë”.

“Në ligë këto gjëra ndodhin, por ajo që ne do të bëjmë është ngritja dhe përgatitja për lojën me intensitet maksimal”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/