LAJMI I FUNDIT:

Lojtari akuzohet për përdhunim, por klubi i Ligës Premier nuk do ta suspendojë atë

Lojtari akuzohet për përdhunim, por klubi i Ligës Premier nuk do ta suspendojë atë

Lojtari i paidentifikuar i Ligës Premier i akuzuar për përdhunim nuk do të suspendohet nga klubi i tij, pavarësisht faktit se ata dinë për akuzat.

Në fillim të këtij muaji, Liga Premier u trondit edhe një herë nga akuzat për përdhunim kundër një lojtari, i cili thuhej se ishte ‘i njohur ndërkombëtarisht’ dhe që pritej të shkonte në Kupën e Botës “Katar 2022” më vonë këtë vit.


Lojtari u arrestua në veri të Londrës dhe u dërgua në paraburgim, dhe më vonë pati dy akuza të reja, nga gra të ndryshme, kundër të njëjtit lojtar.

Një futbollist i Ligës Premier është arrestuar me dyshimin për përdhunim
Lexo po ashtu Një futbollist i Ligës Premier është arrestuar me dyshimin për përdhunim

Përderisa emri i lojtarit nuk mund të tregohej, u pretendua se klubi i tij kishte ditur për një akuzë për përdhunim kundër tij sezonin e kaluar dhe vazhdoi ta lejonte të luante.

Dhe tani ka dalë në dritë se ata nuk kanë në plan ta pezullojnë nga të luajturit për ta, pasi ai vazhdon të jetë pjesë e një hetimi policor.

Sipas mediumit Athletic, klubi “konfirmoi se lojtari i mohon akuzat dhe është në dorëzani nga policia në pritje të rezultatit të hetimeve të tyre”.

Deklarata e klubit konfirmoi gjithashtu qëndrimin e tyre për lejimin e lojtarit që të vazhdojë të luajë.

“Nuk ka pasur asnjë akuzë dhe lojtari mund të përmbushë angazhimet e tij profesionale duke përfshirë udhëtimin e lejuar”.

“Ne i marrim seriozisht angazhimet dhe përgjegjësitë tona dhe kemi ndjekur politikat dhe procedurat tona mbrojtëse”.

“Ne do ta mbajmë këtë çështje nën shqyrtim dhe do ta shqyrtojmë më tej nëse rrethanat ndryshojnë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Yllit të Ligës Premier të sapo arrestuar i dalin edhe dy akuza për përdhunim
Lexo po ashtu Yllit të Ligës Premier të sapo arrestuar i dalin edhe dy akuza për përdhunim

Ndryshe, në fillim të këtij viti, sulmuesi i Manchester Unitedit, Mason Greenëood u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje, përpara se të lirohej me kusht.

Reprezentuesit anglez i është zgjatur lirimi me kusht, pasi fillimisht do të skadonte në prill dhe ai mbetet i pezulluar nga klubi.

Greenwood nuk ka luajtur apo stërvitur për ekipin që kur u arrestua fillimisht në janar dhe aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për t’u kthyer në ekip.

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është gjithashtu i liruar me kusht , pasi u akuzua për shtatë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Ai gjithashtu mbetet i pezulluar nga kampionët e Ligës Premier dhe më parë ishte mbajtur në burg para lirimit me kusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori