LAJMI I FUNDIT:

Lodeiro: Suarez dëshiron kalimin në MLS, herët a vonë do të vijë

Lodeiro: Suarez dëshiron kalimin në MLS, herët a vonë do të vijë

Sulmuesi i Seattle Sounders, Nico Lodeiro ka pohuar se ylli i Barcelonës, Luis Suarez dëshiron të luajë në Mayor League Soccer dhe një kalim në MLS është “vetëm çështje kohe”.

Lodeiro dhe Suarez janë miq të mirë pasi luajnë së bashku për Uruguain dhe kanë raporte të shkëlqyera.


Ndërsa, Lodeiro është duke gjetur mirë veten në kampionatin amerikan, ai ka befasua së fundmi duke thënë se Suarez do të luajë herët a vonë në MLS.

Suarez vendosi rekord historik te Barcelona
Lexo po ashtu Suarez vendosi rekord historik te Barcelona

Sipas yllit të Sounders, sulmuesi i Barça ka treguar gjithmonë një interes për këtë kampionat dhe i pëlqen ajo që ka parë.

“Mendoj se ju duhet të bindni Barcelonën. Suarez dëshiron të vijë në MLS. Ai më pyet gjithmonë për ligën”, ka thënë fillimisht Lodeiro thënë Lodeiro MLSsoccer.com.

Suarez dhe Lodeiro janë miq të mirë

“Ëndrra e tij ishte të luante për Barcelonën. Ai po luan në një nivel të shkëlqyeshëm dhe ai ndjehet rehat atje.

“Herët a vonë ai do të vijë në MLS. Shpresojmë! I pëlqen liga. Ai gjithmonë më pyet gjëra rreth MLS. Shpresojmë se ai mund të luajë edhe për Seattle Sounders. Mund të jetë një detyrë më e vështirë”.

Rivaldo: MSG nuk mund të arrijë nivelin e MSN-së, Neymar më vendimtar se Griezmanni
Lexo po ashtu Rivaldo: MSG nuk mund të arrijë nivelin e MSN-së, Neymar më vendimtar se Griezmanni

“Unë mendoj se është vetëm çështje kohe përpara se ai të vije këtu”, përfundoi uruguaiani.

Suarez, tani 32 vjeç, ka kontratë në Camp Nou deri në verën e vitit 2021 dhe tani është në sezonin e tij të gjashtë në Barcelona që nga ardhja prej Liverpoolit në 2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori