Liverpooli ka vazhduar me fitore, duke realizuar të katërtën në katër ndeshjet e para këtë sezon si mysafir i Leicesterit me rezultat 2-1.

Liverpooli bëri presion të madh qysh në minutat e para dhe gjeti rrugën e golit pas 10 minutash lojë.


https://twitter.com/MrNickMason/status/1035855978074386433

Sadio Mane ishte ai që shënoi gol pas një topi të Robertsonit në zonë.

GettyImages 1025740680 Foto: Getty Images

Leicesteri pati periudhë të mirë dhe tentoi të gjente golin, por Firmino ishte ai që qetësoi stadiumin duke shënuar për 2-0 me kokë pas një korneri në minutën e fudnit të pjesës së parë (45').

https://twitter.com/_RoarOfTheKop_/status/1035869406067339267

Pjesën e dytë Leicesteri dominoi duke tentuar të gjente golin e shpresës dhe për këtë ndihmoi portieri mysafir Alisson.

Pas një gabimi të Alisson i cili tentoi të driblonte kundërshtarin, ishte Madisson ai që rrëmbeu topin dhe pasoi te Ghezzal që realizoi nga afërsia për 2-1 (63').

Shaqiri u inkuadrua në minutën e 70-të në lojë dhe nuk pati ndonjë rast që vlen të përmendet. Ai zëvëndësoi Mohamed Salahun.

Me këtë fitore Liverpooli vazhdon bilancin e përkryer me katër fitore nga katër ndeshjet e para dhe 12 pikë në krye të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app