LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po bën përpjekje të reja për të nënshkruar me Khephren Thuram

Liverpooli po bën përpjekje të reja për të nënshkruar me Khephren Thuram

Liverpooli po vazhdon ta përforcojë skuadrën për sezonin e ri, pasi duan të rikthehen te trofetë.

The Reds kanë kompletuar transferimin e Alexis Mac Allister në mesfushë, derisa kanë siguruar edhe shërbimet edhe të hungarezit Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig.


Por gjiganti anglez dëshiron ta ketë një mesfushë edhe më të fuqishme dhe objektivi i radhës është Khephren Thuram që ka shkëlqyer me Nicen.

Liverpooli fillon negociatat për transferimin e Khephren Thuram
Lexo po ashtu Liverpooli fillon negociatat për transferimin e Khephren Thuram

Thuram këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Nicen, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

The Sun ka raportuar se Liverpooli ka filluar të bëjë përpjekje të reja për të siguruar shërbimet e francezit, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Nice.

Khephren Thuram elektrizon tifozët e Liverpoolit me veprimin në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Khephren Thuram elektrizon tifozët e Liverpoolit me veprimin në rrjetet sociale

22-vjeçari është shprehur i gatshëm të bëj hapin e madh në karrierë dhe Klopp dëshiron me çdo kusht ta ketë nën urdhrat e tij për sezonin e ri.

Interesim për mesfushorin defensivë francez kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori